Aktualitet

Dyshohet se mund të jetë rrëzuar në rrugë, gjendet pa shenja jete një i moshuar në Korçë

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 9 dhe nga veprimet e para dhe kqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka shënja dhune në trup.

23 Nëntor 2024, 13:07 Nga M.B
Dyshohet se mund të jetë rrëzuar në rrugë, gjendet pa
Foto ilustruese

KORÇA- Një i moshuar në Korçë është gjetur pa shënja jete. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 9 dhe nga veprimet e para dhe kqyrja e trupit rezulton se viktima nuk ka shënja dhune në trup.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të jetë rrëzuar në rrugë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave. Aktualisht trupi ndodhet në morgun e qytetit të Korçës për proçedura të tjera në vijimësi që kanë të bëjnë edhe me ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet.

korca

Sondazh

Poll