23 Nëntor 2024, 10:28
Nga M.B
Foto ilustruese
BERAT- Një rast i shitjes së vajit të përzier për vaj ulliri bio është zbuluar në Berat ku ishin të përfshirë baba e bir, të cilët e reklamonin veprimtarinë në rrjetet sociale. Bëhet me dije se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kthyen banesën në ambient për përzierjen e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.
Konkretisht në pranga ka rënë 56-vjeçari Alush Agalliu, për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë ndërsa u shpall në kërkim i biri, 29-vjeçari me iniciale D. A.
Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
Njoftimi i Prokurorisë:
Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio, arrestohet babai dhe shpallet në kërkim i biri për ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, arrestuan shtetasin A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 180 dhe 288/c të Kodit Penal. Ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 29-vjeç.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me policinë, arritën të provojë se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjejn e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.
Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
berat
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 10:14
M.B
Migen Qiraxhi
TIRANA- Gjashtë ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, shumë prindër janë mbledhur paraditen...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 10:04
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Moti i keq që përfshiu vendin ditën e djeshme ka sjellë problematika në qarkun e Shkodrës. B&eu...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 09:48
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Ditën e djeshme është zhvilluar një operacion në kryeqytet ku janë vendosur në pranga 2...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 09:37
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- 61-vjeçari Fatmir Haxhiu ka humbur jetën pasi ka rënë në pjesët e makinerisë së ...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 09:10
M.B
Kampi
LEZHA- Punonjësit socialë të ‘Medihospes’, organit drejtues të Qendrave Italiane në Shqipëri për ...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 08:52
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Ditën e diejshme 14-vjeçari Mario Prelleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, u...
Aktualitet
23 Nëntor 2024, 07:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht n&eum...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:54
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani tregoi sot se kufizimi i lirisë së tij individuale dhe familjare, por edhe i kolegëve t&e...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:37
ZH.LL
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se përgjimet nga Sky ECC treguan haptazi lidhjet e krimit të organizuar në...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:46
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- ** Kam videot e gjitha tuja këtu. Të gjitha….. Ku tmë det k**I, Kam me t degjeneru për at&eu...