Aktualitet

"Rëndësi kanë provat jo emri"/ Altin Dumani: Jam indiferent ndaj sulmeve të Berishës, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale!

Po ashtu ai thekson se prokurorët flasin me punë dhe jo me fjalë. 

22 Nëntor 2024, 21:47 Nga E. D
"Rëndësi kanë provat jo emri"/ Altin Dumani: Jam
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka hedhur poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike. I ftuar në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH Dumani tha se në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova. Po ashtu ai thekson se prokurorët flasin me punë dhe jo me fjalë. Më tej Dumani tha se prokurorët e SPAK janë indiferent ndaj retorikës politike por shprehu shqetësimin për kërcënimet nga krimi i organizuar.

“Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi axhendë politike, nuk mbajmë grafikë se ndaj kujt ushtrojmë ndjekje penale. Për ne është e rëndësishme prova. Në momentin që gjatë hetimit krijohen prova nuk ka rëndësi emri por prova. Këtë ka bërë SPAK e do të vijojë ta bëjë. Të jem i sinqertë hera e parë që i dëgjoj. Më ka informuar sfati por unë s’kam kohë t’i dëgjoj. Më informon stafi im i ngushtë. Nuk kam kohë ti dëgjoj. Hera e parë që i dëgjoj, qëndrimi im është indiferent.

Unë jam prokuror i Republikës së Shqipërise e kryej detyrën e kreut të SPAK jam kujdesur që të zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin e do të vijoj sa të më lërë Zoti frymën. Sulmet politike jam indiferent. Jam shumë shumë i ftohtë. Politika sa kohë që ngelet në kuadrin e retorikës nuk më shqetëson. Prokurorët kanë maturinë e duhur për të përballuar sulmet politike duhet të jemi të vëmendshëm kur politika merr masa ligjore. Sa i takon retorikës politike indiferent. Sa i takon kërcënimeve nga krimi I organizuar jemi të shqetësuar. Kanë qenë të shumta rastet kur janë kërcënuar," tha Dumani. 

altin dumani

Sondazh

Poll