22 Nëntor 2024, 21:34
Nga M.B
Foto nga emisioni
BULQIZA- Fshati Smollik, në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës, nuk ka një godinë të mirëfilltë arsimore. Ky fshat me 50 familje ka 6 nxënës, të cilët bëjnë mësim në një godinë prej dërrasash, me kushte skandaloze. Kjo ndërtese ndodhet në mes të pemëve, në një vend larg fshatit dhe fëmijët kur shkojnë në shkollë rrezikohen edhe nga kafshët e egra. Rruga që këta fëmijë bëjnë çdo ditë për të marr dije është edhe më e keqe se një shteg dhishë.
Fiksi udhëtoi drejt këtij fshati të thellë. Banorët në këtë fshat merren me bujqësi dhe kanë mbetur vetëm 50 familje. Gjithsej në fshat janë edhe 6 fëmijë që ndjekin arsimin 9-vjeçar. Banorët ankohen për kushtet në të cilën ndodhet godina ku fëmijët marrin dije si dhe për rrugën që duhet të përshkrojnë për të shkuar në të ashtuquajturën shkollë, por që vetëm e tillë nuk mund të quhet.
Ndërtesa e modifikuar si shkollë është jashtë çdo kushti, pa ujë, pa energji, pa tualet. Pjesët e mureve të rëna janë munduar të mbyllen me dërrasa. Rruga që të çon tek ndërtesa është rrugë pa rrugë, pasi është një shteg me vështirësi kalimi për të rriturit e jo më për fëmijët.E gjitha kalon përmes pyllit gjë që e bën të rrezikshme edhe nga kafshët e egra. Për ta përshkruar këtë distancë fëmijët duan çdo ditë 30 minuta ecje në këmbë.
Fiksi u interesua pranë Bashkisë Bulqizë në lidhje me këtë problematikë. Mevlud Karaj Përgjegjës i Shërbimeve në Bashkinë e Bulqizës shprehet për Fiksin se bashkë me administratorin janë përpjekur për të gjetur një godinë më afër fshatit për ta kthyer në shkollë, por që pirat janë tepër të larta.
“Nuk mund ta paguajmë një shumë kaq të madhe sa na kërkojnë sepse ka rregulla të përcaktuara për qiratë. Jemi në tentativa për të gjetur një zgjidhjë, sepse aty nuk mund të ndërtojmë një banjë sepse nuk çojmë dot bazën materiale, se nuk ekziston as rruga”, shprehet z. Karaj. Ai gjithashtu citoi se janë në kërkim të një zgjidhjeje për këtë problematikë të fshatit, pasi siç u faktua edhe më figurë nga Fiksi, pamjet flasin më shumë se fjalët./ Top Channel
bulqiza
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:28
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni i Apelimit në Bashkinë e Tiranës i ...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:26
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në 18 nëntor Shqipëria u trondit nga një lajm tragjik. Një 14-vjeçar, nxënës i ...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:11
ZH.LL
policia padova
ITALIA- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar tre ditë më parë nga autoritetet italiane. Sipas mediave...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:11
E. D
pamje nga vendngjarja
MIRDITË- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në vend. ...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:10
M.B
Martin Cani
TIRANA- Thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e hënë pranë shkollës 9-vje&...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 20:59
ZH.LL
lushnjë
LUSHNJË- Moti i keq me reshje të shumta me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytje të rrugë...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 20:33
ZH.LL
aksi nacional
ELBASAN- Reshjet e dendura të ditës së sotme kanë shkaktuar probleme me qarkullimin në qytetin e Elbasanit.
Ra...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 20:43
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Reshjet e shiut kanë përfshirë pasditen e sotme edhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu rrugë...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 20:27
M.B
Foto ilustruese
TROPOJA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në fsha...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 20:03
ZH.LL
Shkodër
SHKODËR- Situata në Qarkun Shkodër është gjithnjë e më alarmante për shkak të kushteve të mo...