Aktualitet

Moti i keq përfshin edhe Fierin, disa fshatra pa energji elektrike

Gjithashtu deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

22 Nëntor 2024, 18:59 Nga E. D
Moti i keq përfshin edhe Fierin, disa fshatra pa energji elektrike
pamje nga vendngjarja

FIER- Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje. Gjithashtu deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

Por si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar, ndërsa po punohet për rikthimin e saj. Po ashtu nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo bllokim të shimbledhësve. 

moti i keq ne fier

Sondazh

Poll