Politike

“E gjithë Shqipëria në Tiranë”/ Berisha njofton protestën e radhës më datë 26 nëntor: Më e fuqishmja që ka njohur vendi!

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se në këtë protestë e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë.

22 Nëntor 2024, 13:09 Nga I.A
“E gjithë Shqipëria në Tiranë”/ Berisha njofton
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë të ditur se ditën e martë në datën 26 nëntor do të ketë protestën e radhës kombëtare në Tiranë. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha theksoi se në këtë protestë e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë. Ndërkohë që shtoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë për tu ndarë nga kjo diktaturë. 

"Asnjë diskutim që ka kombinim. Sepse gjykata është në varësi të Spakut, që i kontrollon dhe shpërndan foto e materiale për ta. Pra, këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama. Shumë evidente ajo që thoni ju! Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll