Sport

Nations League/ Nagelsmann: “Italia është kthyer”... Domenichini: "Të vetëdijshëm për të treguar veten, Gjermania është e fortë”

“Italia luan futboll shumë sulmues dhe agresiv. Në këtë moment do të luajmë kundër kundërshtarit më të qëndrueshëm që mund të kishim,"- ka komentuar Julian Nagelsmann

22 Nëntor 2024, 18:05 Nga DOSJA
Nations League/ Nagelsmann: “Italia është kthyer”...

ITALI - "Mezi po i pres. Ata janë një kundërshtar i madh që, si ne, dhe kanë rizbuluar forcën e tyre të vjetër. Italia luan futboll shumë sulmues dhe agresiv.

Në këtë moment do të luajmë kundër kundërshtarit më të qëndrueshëm që mund të kishim,"- ka komentuar Julian Nagelsmann shortin e çerekfinaleve të Nations League kundër Italisë.

Trajneri i kombëtares gjermane shtoi: "Është mirë për rritjen tonë të konkurrojmë me skuadrat më të mira. Nëse arrijmë në gjysmëfinale, do të kemi gjithashtu një ndeshje emocionuese kundër Danimarkës ose Portugalisë".

“Gjermania është një ekip shumë i fortë, i strukturuar me një traditë të madhe, që ka përzierjen e duhur të të rinjve dhe të moshuarve”, kështu e komentoi Marco Domenichini, zëvendës i Spallettit, shortin e çerekfinaleve të Nations League.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, por ne do të shfrytëzojmë shanset tona sepse jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë mirë”, ka shtuar Domenichini.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll