22 Nëntor 2024, 11:49
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një tjetër njoftim për të sqaruar vendimin e marrë ditën e djeshme për kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Një njoftim thuhet se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Gjykata thotë se kërkesa për masën e sigurisë "arrest në burg" është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj.
NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE:
Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë“detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.
Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateteve dhe rregullave të parashikuara në ligj.
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimimin e depozituar nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsa i takon dy masave të para të SPAK, “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit, për të cilat Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi. Bëhet me dije se Gjykata ka shqyrtuar proporcionalitetin e masave për ndalim të daljes jashtë vendit dhe të masës detyrim paraqitje. Në vendim thuhet se gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj Berishës “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.
sali berisha gjykata kushtetuese
Politike
22 Nëntor 2024, 11:29
N.F
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ditën e e dytë të...
Politike
22 Nëntor 2024, 10:39
r.ll
gazment bardhi, sali berisha
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykat...
Politike
22 Nëntor 2024, 09:04
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot shqiptarë për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në...
Politike
22 Nëntor 2024, 08:25
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë së fundmi në një intervistë për mediat zvicerane ka...
Politike
21 Nëntor 2024, 22:53
M.B
Konferenca e sotme mbi integrimin
TIRANA- Në Tiranë, diplomatë të BE-së i bënë thirrje autoriteteve që të rrit...
Politike
21 Nëntor 2024, 22:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata Kushtetuese konfirmoi si proporcionale masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në polic...
Politike
21 Nëntor 2024, 22:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe për gjendjen e opozitës shqiptare, pas arrestime...
Politike
21 Nëntor 2024, 22:20
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, ai nuk mund të pranonte që l...
Politike
21 Nëntor 2024, 22:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për vendimin antikushtetues të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ...
Politike
21 Nëntor 2024, 21:53
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha i konsideron zgjedhjet një farsë elektorale. Kreydemokrati u shpreh gjatë nj&eu...