Aktualitet

Iu mbytén dy fëmijët e mitur në lumë, ç’po ndodh me nënën shqiptare? Famijarët japin detaje

26 Dhjetor 2019, 20:40 Nga DOSJA
Iu mbytén dy fëmijët e mitur në lumë,

Pesë vjeçarja Majda Demiri, e djaloshi 2-vjeç Adil Demiri, humbën jetën trágjíkisht në valët e lumit Le Moingt të Francës.

Tash e 15 vjet jetojnë në qytetin Mont Brison të Francës. Por, familja Demiri nga Prizreni, nuk do ta harrojë kurrë 24 dhjetorin e vitit 2019. Gjithë kjo ngjarje tragjíke, ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri.

Ajo siç raportohet arriti të bashkohej me fëmijët, por pamundur që t’i shpëtonte nga valët e rrëmbyeshme të lumit. Ndërkohë T7 ka arritur të kontaktojë me Merita Gashin, vajzën e tezës së Arijana Demirit, e cila përmes një telefonate, tregoi se si ndodhi ky rast.

Nëna e fëmijëve, pas ngjarjes trágjike menjëherë është shtruar në spítål. Sipas familjares së saj, ajo ende është në gjendje komé.

Ndërkohë, zyra e prokurorit në Saint-Etienne të Francës ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar aútopsinë e dy trupave.

 

E familjen nga Kosova me qëndrim në Francë e kanë ngushëlluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Marrë nga Ekspress

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adil demiri france majda demiri mbyten në lumin e francës dy fëmijët shqiptarë adil demiri france majda demiri mbyten në lumin e francës dy fëmijët shqiptarë

Sondazh

Poll