Aktualitet

Shpërthimi te karburanti në Kombinat, drejtori i zjarrfikëseve: Bombola kishte 2 mijë litra gaz (VD)

26 Dhjetor 2019, 20:12 Nga DOSJA
Shpërthimi te karburanti në Kombinat, drejtori i zjarrfikëseve:

TIRANË- Drejtori i Zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka folur sot për mediat pas shuarjes së flakëve në karburantin në Kombinat. Në reagimin e tij, Goxhaj tha se shkak për zjarrin dyshohet përplasja e një mjeti motor me depozitën e gazit

Më tej ai shtoi se bombola e gazit që ka shpërthyer mbante 2000 litra dhe motori ka kaluar sipër saj.

“Ka patur rrjedhje gazi, bombola mban 2000 litra nuk dimë se sa ishte gjendja aktuale. Karburanti nuk është dëmtuar. Do të flas për mënyren e fikjes së zjarrit. Është bërë në mënyrë të përsosur. Nuk kemi patur shpërthim ka pasur vetëm flakë. Ka qenë shumë e vështirë. Fikja me sukses e këtij zjarri është sukses i sotëm. Kemi informacion që një motor ka kaluar mbi të, ky është edhe shkaku i rrjedhjes së gazit”, ishte kjo një pjesë e fjalës se Shkëlqim Goxhaj.

Merr flåkë karburanti në Kombinat. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjárréfikése, të cilat kanë nisur shuarj flákët. Policia u shpreh se shkak për zjarrin ka qenë përplasja e një motori me bombolën. Kreu i zjarrfikëseve tha se bombola kishte 2 mijë litra gaz.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake karburanti shkëlqim goxhaj merr flake karburanti shkëlqim goxhaj

Sondazh

Poll