Aktualitet

U kapën në fermë kanabisi me vlerë 2.8 mln paund, tre shqiptarët dënohem me burg në Angli (EMRA+FOTO)

Siç raportohet Ronaldo Pasha, 24 vjeç u burgos me tre vjet e nëntë muaj. Ndërsa Elvis Shira, 33 vjeç dhe Bledar Zeqo, 40 vjeç, të cilët nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, u dënuan me 45 muaj burg.

21 Nëntor 2024, 18:25 Nga E. D
U kapën në fermë kanabisi me vlerë 2.8 mln paund, tre
tre shqiptarët

ANGLI- Tre shqiptarë janë burgosur për përfshirjen e tyre në një fabrikë të 'sofistikuar' kanabisi e cila mund tu kishte siguruar rreth 2.8 milionë paund fitime. Siç raportohet Ronaldo Pasha, 24 vjeç u burgos me tre vjet e nëntë muaj. Ndërsa Elvis Shira, 33 vjeç dhe Bledar Zeqo, 40 vjeç, të cilët nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, u dënuan me 45 muaj burg.

Gjithashtu Prokurori Jordan Millican ka thënë se shumica e dhomave përmbanin 150-200 bimë, por një dhomë përmbante pak më shumë se 1000 bimë dhe një tjetër më shumë se 1800 bimë. Po ashtu u vlerësua se bimët mund të kishin prodhuar më shumë se 280 kilogramë kanabis dhe ngarkesa do të kishte një vlerë në rrugë midis 2.4 dhe 2.8 milionë paund.

elvis shira bledar zeqo ronaldo pasha

Sondazh

Poll