Aktualitet

"Jemi si vëllezër, si shokë!" Dyshohet se u dhunua dhe u abuzua nga i ati, 13-vjeçarja në Kurbin mohon rastin: Denoncimin mund ta kanë bërë komshinjtë, ata që na kanë inat

E mitura ka thënë se denoncimi mund të jetë bërë nga njerëz që kanë inat familjes e saj. Gjithashtu ajo tha se me babain kanë marrëdhënie si vëllezër, shokë.

21 Nëntor 2024, 17:20 Nga M.B
"Jemi si vëllezër, si shokë!" Dyshohet se u dhunua dhe
Foto ilustruese

KURBIN- 13-vjeçarja e cila dyshohet se u dhunua dhe abuzua seksualisht nga babai i saj, 53-vjeçari me inicialet G. Z., në Kurbin ka pohuar se është dhunuar nga babai, por jo që është abuzuar seksualisht. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, e mitura ka thënë se denoncimi mund të jetë bërë nga njerëz që kanë inat familjes e saj. Gjithashtu ajo tha se me babain kanë marrëdhënie si vëllezër, shokë.

“Babi ka pasur shumë dhimbje koke, stres. E ka bërë pa vetëdije besoj. Unë jam dakord që të më bërtiste, por jo të më rrihte. Babin e dua shumë dhe së shpejti pres të vijë në shtëpi. Për tre ditë që më keni lënë rrugëve, unë normal do tregoj të vërtetën, nuk kam si e mbroj babin kur është diçka e gabuar, e mbroj pasi nuk është e drejtë që të shpik këto gjëra. Denoncimin mund ta kanë bërë komshinjtë, ata që na kanë inat. Mund ta kenë shkurtuar videon. Unë me babin jemi si vëllezër, si shokë. Unë jam shumë kokëfortë dhe nuk dëgjoj, ndaj… jam e lëvizshme”, tha 13-vjeçarja.

kurbin abuzim seksual

Sondazh

Poll