Aktualitet

Iu gjet biçak në çantën e shkollës, zbardhet dëshmia e 13-vjeçarit: E kam harruar pa dashje, nuk kam qëllime të këqija

I mituri ka deklaruar përpara policisë se e ka harruar biçakun në çantë pa dashje dhe se nuk kishte qëllim të këqija. Në dëshminë e tij, 13-vjeçari ka rrëfyer se një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambjentet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije.

21 Nëntor 2024, 17:08 Nga ZH.LL
Iu gjet biçak në çantën e shkollës, zbardhet
Foto ilustruese

DEVOLL- Zbardhet deklarata e 13-vjeçarit i cili u kap sot me një mjet prerë (biçak) në çantë ndërsa ishte në një shkollë në Devoll.

I mituri ka deklaruar përpara policisë se e ka harruar biçakun në çantë pa dashje dhe se nuk kishte qëllim të këqija. Në dëshminë e tij, 13-vjeçari ka rrëfyer se një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambjentet e banesës së tij me biçakun dhe për një moment e ka futur në çantë pa vetëdije.

Pyetur nga policia, psikologia dhe mësuesit në këtë shkollë kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë bashkëmoshatar apo fëmijë të tjerë.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.

devall bilisht 13 vjecari bicak ne cante policia

Sondazh

Poll