Aktualitet

Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Mediat italiane bëjnë të ditur se një prej tyre është arrestua dhe tjetri është deportua si ilegal drejt Shqipërisë, teksa kishte edhe precedentë të shumtë penalë.

21 Nëntor 2024, 17:51 Nga E. D
Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, arrestohen dy
foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohen se janë përfshirë në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike. Mediat italiane bëjnë të ditur se një prej tyre është arrestua dhe tjetri është deportua si ilegal drejt Shqipërisë, teksa kishte edhe precedentë të shumtë penalë.

Të dy të dyshuarit janë bashkëmoshatarë 31-vjeçarë. Gjithashtu njëri nga 31-vjeçarët rezultonte i dënuar dhe u ekzekutua urdhri për burgosjen e tij, në lidhje me krimet e dhunës, rezistencës dhe kërcënimit të një zyrtari publik, të kryer për të shmangur testimin e alkoolit gjatë kontrollit policor.

Kurse shqiptari tjetër që u dëbua nga vendi, rezultonte më parë i skeduar për trafik droge, marrjen e mallrave të vjedhura, dëmtimet, kërcënimet, dëmtimet personale, shkeljen e rregulloreve të emigracionit, shkeljen e rregulloreve të armëve, drejtimin e automjeteve pa leje.

policia italiane

Sondazh

Poll