Aktualitet

"Vrasja e Klaudio Prendit ishte e organizuar"/ Gazetarja: Autorët pritën një orë dhe e kanë qëlluar me 7 plumba

Lala duke folur në rubrikën “Opinion” në News24 tha se autorët kanë pritiur viktimën rreth 1 orë, në një distancë 200-300 metra dhe e kanë qëlluar me 7 plumba, 3 prej të cilëve i kanë marrë jetën.

21 Nëntor 2024, 16:48 Nga E. D
"Vrasja e Klaudio Prendit ishte e organizuar"/
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja për vrasjen e Klaudio Prendit, i cili u vra dy ditë më parë në Tiranë. Lala duke folur në rubrikën “Opinion” në News24 tha se autorët kanë pritiur viktimën rreth 1 orë, në një distancë 200-300 metra dhe e kanë qëlluar me 7 plumba, 3 prej të cilëve i kanë marrë jetën. Gjithashtu gazetarja tha se vrasja e Klaudio Prendit ka qenë e organizuar.

Po ashtu ajo theksoi se automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar ishte vjedhur 1 vit më parë në Tiranë, targat ishin vjedhur në Greqi dhe kanë ardhur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Lala theksoi se autorët kanë studiuar gjithçka, madje edhe rrugën nga ku kanë kaluar pas krimit. Gjithashtu Lala tha se ata kanë kaluar në Shkozë dhe makinën e kanë djegur në Farkë, ku nuk kishte asnjë kamera sigurie. Sipas gazetares, atje i prisnin edhe dy automjete të tjera. 

Më tej Lala sqaroi se vrasja po hetohet në disa pista. Sipas saj një nga pistat është ajo që ka të bëjë me dyshimet për përfshirjen e tij në lojrat e fatit. Gazetarja u shpreh se pista e dytë ku po hetohet ka të bëjë me një aktivitet që Klaudio Prendi ka pasur jashtë vendit për shkak të disa lëvizjeve të shpeshta të tij në Dubai dhe disa vende të BE Dhe pista e 3-të, sipas gazetares Lala, është ajo që ka të bëjë me funksionin që ka ushtruar babai i tij për një kohë shumë të gjatë si gjyqtar i Krimeve të Rënda nga 2006 deri në 2020, kur u largua me dorëheqje nga sistemi.

Gazetarja tha se babai i Klaudios, si gjyqtar ka dhënë vendime që kanë pasur impakt në opinionin publik sikundër është rasti i Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, rasti i Salvadore Leticia, apo edhe rasti i Toyota Auris. Në vijim të detajeve, Lala tha se Klaudio Prendi në muajin maj 2023 u përplas me një grupim të mbështetësve të PS në Pukë dhe teksa u largua nga kjo përplasje qëlloi me armë në ajër.

“Klaudio Prendi dy orë para se të vritej, ishte duke pirë kafe me 3 punonjës policie, në një lokal që është 24-orësh. Detaji më i ri është që autorët e ngjarjes e kanë pritur 1 orë, pra automjeti i tyre ka qëndruar 200-300 metra larg automjetit të parkuar të Klaudio Prendit. Ata e kanë pritur derisa ai ka dalë nga kafja, ka kaluar rrugën, ndërsa më pas ka hipur në makinën e tij. Në ato momente autorët e dyshuar janë afruar nga krahu i kundërt dhe e kanë qëlluar me 7 plumba, 3 prej të cilave i kanë shkaktuar vdekjen. 

Punonjësit e policisë kanë qenë jashtë detyre, megjithatë njëri prej tyre është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa dy të tjerët kanë tentuar ti japin ndihmën e shpejtë, edhe pse nuk ia kanë dalë, pasi Klaudio arriti në spital pa shenja jete. Janë të paktën 3 raste të borxheve që nuk i njihnin në mënyrë të ndërsjelltë, me disa personazhe të tjerë që ai ka pasur konflikte dhe ai ka vajtur rreth 10 ditë më përpara në komisariat për një përleshje që ka pasur, ose rrahje”, tha Lala.

 

 

klodiana lala klaudio prendit

Sondazh

Poll