Aktualitet

I arrestuar për ngacmim seksual dhe kërcënim me jetë, 62-vjeçari ekstradohet nga Gjermania (EMRI)

Gjithashtu 62-vjeçari ka kanosur një grua, duke i thënë se do i publikonte video intime nëse nuk i jepte 5000 euro.

21 Nëntor 2024, 15:20 Nga E. D
I arrestuar për ngacmim seksual dhe kërcënim me jetë,
foto ilustruese

TIRANË- Fadil Ibishi, është ekstraduar nga Gjermania. 62-vjeçari nga Kosova akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Gjithashtu 62-vjeçari ka kanosur një grua, duke i thënë se do i publikonte video intime nëse nuk i jepte 5000 euro. Po ashtu dyshohet se Ibishi ka ngacmuar edhe mbesën e shtetases së kanosur.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar Fadil Ibishi, 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.

fadil ibishi

Sondazh

Poll