Politike

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik! Duhen parë afatet, postat duan 40 ditë

Celibashi u shpreh se vota e diasporës nuk po shkon drejt dështimit. Ai shtoi se ka disa problematika që duhet të adresohen dhe për këtë u bën thirrje partive politike që të ulen në diskutime.

21 Nëntor 2024, 12:08 Nga N.F
Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Procesi i votimit nga
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me votën e diasporës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Celibashi u shpreh se vota e diasporës nuk po shkon drejt dështimit. Ai shtoi se ka disa problematika që duhet të adresohen dhe për këtë u bën thirrje partive politike që të ulen në diskutime.


“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Ai shtoi se ka informuar partitë palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës së votimit të emigrantëve. Celibashi gjithashtu thekoi se çështjen e zgjatjes së afatit duhet ta bëjnë përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ai theksoi se do të realizojnë votën e emigrantëve edhe pse mund të vijnë edhe me vonesë, një gjë të tillë e parashikon edhe ligji.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll