Politike

Takimi në Presidencë, Blushi: E pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla!

Gjatë fjalës së tij Blushi tha u shpreh se PL është dakord për çdo datë për mbajtjen e zgjedhjeve përveç datës të caktuar nga Taulant Balla. Ai shtoi se kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit.

21 Nëntor 2024, 11:26 Nga N.F
Takimi në Presidencë, Blushi: E pranueshme çdo datë
Foto ilustruese

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur para mediave pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me presidentin e vendit, Bajram Begaj për diskutimin në lidhje me përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij Blushi tha u shpreh se PL është dakord për çdo datë për mbajtjen e zgjedhjeve përveç datës të caktuar nga Taulant Balla.

Ai shtoi se kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. Blushi tha se së bashku me Xhixhon shprehem shqetësimin për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish-presidentit, Meta. 

“Qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku me Erisa Xhixho shprehem shqetësimin për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë  ndaj ish presidentit.

Kjo protestë do mbahet, sot do të mbledhim një tjetër forum për të caktuar datën. Protestat periodike para SPAK, që është shndërruar një strukturë kriminale që shërben si hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtete dhe pluralizmin që me masa ekstreme ka izoluar ish presidentin, liderin e opozitës dhe po bën çdo përpjekje për të minuar çdo proces të rregullt ligjor, për të vijuar qëndrimin në pushtet të këtij regjimi. Po vepron në mënyrë kriminale e banditeske kundër opozitës. Shërben  për të thelluar padrejtësinë, krimin dhe mosndëshkimin skizofrenik të kësaj qeverie," u shpreh Tedi Blushi.

 

tedi blushi takim ne presidence taulant balla zgjedhjet

Sondazh

Poll