Politike

“Cilin Ramë të besojmë?”/ Deputetja e PD poston fotot: Një kryeministër me dy qëndrime brenda një viti, kundër dhe pro promovimit të "Tik Tok"

Deklarata e Ramës erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

21 Nëntor 2024, 10:01 Nga r.ll
“Cilin Ramë të besojmë?”/ Deputetja e PD poston
foto e postuar nga dhurata cupi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se mund të shqyrtohet mbyllja e aplikacioneve të "Tik Tok" dhe "Snapchat" në Shqipëri. Deklarata e Ramës erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.  Ndërkohë sot deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar deklaratën e Ramës përmes një postimi në rrjetet e saj sociale. 

Ajo ka bashkangjitur edhe dy foto të tregojnë dy qëndrime për "Tik Tok"-un të kryeministrit brenda 1 viti, atë që thotë se ky aplikacion është i dëmshëm apo atë që e promovon për rëndësinë e tij globale. Deputetja ngre pyetjen "Cilin Ramë të besojmë?", ndërsa sipas saj mbyllja e "Tik Tok", pas kësaj ngjarje të rëndë nuk e mbulon problemin, por "e lë të harrohet deri në tragjedinë e rradhës."

POSTIMI I PLOTË: 

Cilin Ramë të besojmë? Ramën kundër Tik Tok, se e di që kështu mund të shuaijë zemëratën e njerëzve për vrasjen e nxënësit 14 vjeçar, apo Ramën që promovon Tik Tok për të na treguar rëndësinë e tij globale? Fotot tregojnë se kemi 1 kryeministër me 2 qëndrime brenda 1 viti. E kam thënë shpeshherë, Edi Rama ndryshe flet, ndryshe vepron. Thotë se ka hulumtime që Tik Tok është i dëmshëm. Kur është me ndikim kaq negativ tek fëmijët dhe rinia pse hapi llogari në Tik Tok dhe pse e mban ende atë llogari të hapur? U mbyll ose jo Tik Tok-u kjo nuk e zgjidh problemin. Thjesht e mbulon dhe e lë të harrohet deri në tragjedinë e rradhës.

“Cilin Ramë të besojmë?”/ Deputetja e PD poston
postimi i cupit

edi rama dhurata cupi

Sondazh

Poll