20 Nëntor 2024, 19:58
Nga ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeminstrit Rama, duke e konsideruar atë si fajtorin kryesor për ngjarjen tragjike ku mbeti i vrarë 14-vjeçari.
Teksa mbante fjalim gjatë tubimit te "Rruga e Shpresës", Berisha thekson se askush dhe asgjë nuk është më fajtor se sa kreu i qeverisë, pasi sipas tij ai mban anën e krimit.
Berisha vë në dukje se prandaj dhe shkollat nuk kanë sigurinë e duhur sepse ato ruhen nga banditët e kryeministrit. Për këtë, shkollat sipas Berishës, janë jashtë kontrolli
"Si ke gojë ti të flasësh para shqiptarëve kur një 14-vjeçar theret në sy të të gjithë shoqërisë.
Madje nxirret dhe nga mësimi sepse i ndjeri Martin, atë ditë kishte 7 orë mësime.
Pra a mund të na thuash pak, si mund të flasësh ti në atë mënyrë.
Flet se ti je në anën e krimit.
Ti akuzon opozitën se në parlament flitka. Por çfarë flet ti në parlament, ti nuk je i denjë as për halenë me të keqe, më falni për shprehjen, me atë gjuhë shkon ti në parlament.
Po kush ka gjuhën tënde në parlament mor, dhe e paska fajin opozita, e paskan fajin mediat dhe Tik Toku. Po ka faj më kryesor se ai që ua ka dorëzuar të fortëve vendin, vetëm e vetëm për vota dhe pasurimin e tij.
A ka faj më të madh se ai që ka zhytur shkollat në lumej droge dhe prindërit zemërngrirë dërgojnë fëmijët e tyre, duke i porositur çdo mëngjes; kujdes se po të ofron kush ndonjë çamçakiz të helmuar, apo ndonjë kapsulë, tablet.
Dhe bën fjalë ti për siguri të lartë në shkolla me ata banditë të tu. Me ata banditë që fryhen dhe majmen çdo ditë nga krimi.
Ndaj dhe rri aty ku je, në Surrel.
Shqiptarët janë të revoltuar me ty, të zemëruar me ty. Shkollat janë jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë nën kontrollin e krimit", tha Berisha.
sali berisha pd tubimi rruga e shpreses
Politike
20 Nëntor 2024, 19:55
E. D
foto nga takimi
TIRANË- E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kr...
Politike
20 Nëntor 2024, 19:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ndal tek dalja para mediave e Edi Ramës ditën e sotme, ku shpërndau vrer k...
Politike
20 Nëntor 2024, 19:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke d&eum...
Politike
20 Nëntor 2024, 17:41
I.A
Ilir meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka dërguar një letër publike strukturave dhe simpatizan&...
Politike
20 Nëntor 2024, 15:53
E. D
Dash Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, thotë se 8.2 miliardë dollarët e buxhetit të ardhshëm t&eu...
Politike
20 Nëntor 2024, 15:33
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVA- Bashkimi Evropian thotë se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumic...
Politike
20 Nëntor 2024, 15:08
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka vënedosur nën sekuestro preventive ty prona të deputetes Monika Kryemadhi ...
Politike
20 Nëntor 2024, 14:58
N.F
Rama
TIRANË- Disa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur për...
Politike
20 Nëntor 2024, 14:27
N.F
Shehaj
TIRANË- Pas vizitës me Presidentin për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve, kryetari i partisë...
Politike
20 Nëntor 2024, 13:24
N.F
Kalaja dhe Malkaj
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka reaguar së fundmi në l...