Politike

Berisha: Kur deputeti kërkoi të nderojë me 1 minutë heshtje shpirtin e 14-vjeçarit, ministret e tua vazhdonin llap a llap me njëra-tjetrën! Turpi ju mbuloftë

Berisha tha se protesta qytetare është akti më i ligjshmën për shpirtin e të miturit, teksa në ngushëllimet e tij përjashtoi qeverinë dhe ministret.

20 Nëntor 2024, 20:10 Nga ZH.LL
Berisha: Kur deputeti kërkoi të nderojë me 1 minutë heshtje
Sali Berisha

TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka komentuar edhe protestën e paralajmëruar për 14-vjeçarin e vrarë. Berisha tha se protesta qytetare është akti më i ligjshmën për shpirtin e të miturit, teksa në ngushëllimet e tij përjashtoi qeverinë dhe ministret.

Kreu i opozitës ka reaguar ndaj një skene të 'turpshme' gjatë seancës së djeshme plenare kur njëri nga deputetët kërkoi 1 minutë heshtje. Berisha thotë se ajo skenë e ministreve, të cilat tregoheshin indiferente ndaj kërkesë së deputetit, thjesht tregon që nuk nteresohen për askënd përveç xhepit të tyre.

"Të dashur miq!
Protesta qytetare është akti më i ligjshëm për shpirtin e Martinit dhe çdo rast tjetër ndaj dhe ti shprehim edhe njëherë ngushëllime familjes së Martin Canit, ekipit të tij, shoqeve, shokëve, të afërmeve, nxënësve të shkollës ‘Fan Noli’ për këtë akt që ka tronditur vendin, çdo të madh e të vogël në Shqipëri, por jo qeverinë, ministret.
Edi Rama çfarë mund të ju thuash ti shqiptarëve? Çfarë mund të ju thuash ti, por ju jeni njësoj. Por soj si ju nuk ka parë toka.
Kur një deputet kërkon të nderojë me 1 minutë heshtje shpirtin e 14-vjeçarit, ministret tua jo që nuk lëvizën vendit, por vazhdonin gjysëm në ekstazë, llap a llap me njëra-tjetrën, duke u dëshmuar shqiptarëve se atyre dhe ty bashkë me to, nuk ua ndjen për asgjë, përveç se për para që vjedhin e vjedhin çdo ditë shqiptarëve.
Turpi ju mbuloftë kudo që jeni. Rracë e shpifur, rracë e shpifur", u shpreh Berisha.

sali berisha edi rama kuvendi 1 minute heshtje

Sondazh

Poll