Politike

E ngarkuara me punë e SHBA, VanHorn takohet me kreun e Gjykatës së Lartë: Janë reduktuar çështjet e prapambetura! Mbështesim përparimin e mëtejshëm

Gjithashtu Ambasada e SHBA bën me dije se VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

20 Nëntor 2024, 19:55 Nga E. D
E ngarkuara me punë e SHBA, VanHorn takohet me kreun e Gjykatës
foto nga takimi

TIRANË- E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetarët e Kolegjeve Penale dhe Civile të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda dhe Artur Kalaja.

Gjithashtu Ambasada e SHBA bën me dije se VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Po ashtu përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Gjykatën e Lartë në përparimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe përgëzoi Gjykatën për progresin e saj të dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura, duke e nxitur të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të saj me integritet dhe profesionalizëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. 

nancy vanhorn

Sondazh

Poll