Politike

Berisha: Vrasja e Martin Canit ishte 100 përqind një krim i parandalueshëm

Në 'Rrugën e Shpresës', Berisha ka theksuar se vrasja e 14-vjeçarit është një krim i parandalueshëm. 

20 Nëntor 2024, 19:40 Nga I.A
Berisha: Vrasja e Martin Canit ishte 100 përqind një krim i
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te vrasja tragjike e 14-vjeçarit, Martin Cani, duke dënuar mungesën e veprimeve të shtetit. Në 'Rrugën e Shpresës', Berisha ka theksuar se vrasja e 14-vjeçarit është një krim i parandalueshëm. 

"Të dashur miq! Në një hark kohor 5 ditor, tre të rinj humbën jetën. Njëri prej tyre është një nga ekzekutimet publike më të dhimbshme në historinë e këtij vendi. Çdo njeri tjetër sigurisht është i dhimshëm dhe ka peshën e vet, por Martin Cani, sportisti i talentuar, nxënësi 14-vjeçar u ekzekutua publikisht pas një sherri pothuajse një javor që përfshiu 10-15 moshatarë të tij. Ky akt që ka tronditur të madh e të vogël në çdo vatër shqiptare, ishte një akt 100% i parandalueshëm. Por ky akt në një shtet si ky, ku zulmohet krimi është krejtësisht i mundshëm dhe i pa parandalueshëm," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll