Aktualitet

Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona/ Në pranga 35-vjeçari shqiptar, nën hetim edhe tre të tjerë

Ndërkohë nga kontrolli i banesës ku 35-vjeçari pritej si “mik” nga 55-vjeçari vendas, u zbuluan mbi 300 gramë heroinë dhe 450 gramë lëndë e përbërë nga kokainë dhe ketaminë. 

20 Nëntor 2024, 21:01 Nga E. D
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona/ Në pranga 35-vjeçari
foto ilustruese

ZVICËR- Një tjetër operacion në kufirin itali-zviceran është finalizuar me dy arrestime dhe sekuestrimin e sasive të drogës heroinë dhe kokainë. Gjithashtu antidroga dhe Policia Kantonale e Bellizona e kishte nisur hetimin dhe aksionet prej muajit korrik të vitit të kaluar, kurse ditën e sotme u njoftua mbyllja e hetimeve.

Ndërsa në pranga janë vënë një 35-vjeçar shqiptar dhe një 55-vjeçar vendas, zviceran, me banim në zonën e Bellinzonës. Po ashtu nën hetim janë edhe tre shqiptarë të tjerë.  Ndërkohë nga kontrolli i banesës ku 35-vjeçari pritej si “mik” nga 55-vjeçari vendas, u zbuluan mbi 300 gramë heroinë dhe 450 gramë lëndë e përbërë nga kokainë dhe ketaminë. 

Agjentët mundën të provonin gjatë ndjekjes me përgjime dhe prova, shitjen e sasisë me rreth 160 gramë heroinë dhe afërsisht 12 gramë kokainë në pak më shumë se tre javë. Në të njëjtën kohë doli se gjatë një viti 55-vjeçari u ofroi mikpritje dhe një bazë logjistike tre shtetasve të tjerë shqiptarë.

policia zviceriane

Sondazh

Poll