Vendimet e qeverisë, Insidor Rexhepi emërohet dr. i Drejtorisë së Përgjithshme Antikorrupsion
foto ilustruese TIRANË- Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme...
Sipas njoftimit, Policia ishte duke kërkuar një të dyshuar, të identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge të gjetur në fshatin Qukiq disa vjet më parë, kur në lokacionin ku dyshohej se gjendej ai, u gjet armatim.
KOSOVA- Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një aksioni në një fshat të Komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia ishte duke kërkuar një të dyshuar, të identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge të gjetur në fshatin Qukiq disa vjet më parë, kur në lokacionin ku dyshohej se gjendej ai, u gjet armatim.
“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, u tha në njoftim.
Policia tha se gjatë kontrollit edhe në tri vende të tjera janë gjetur të groposura edhe pajisje të tjera ushtarake.
Policia tha se gjeti uniforma ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelekë taktikë, gazmaska, një tytë të pistoletës, një palë pranga dhe 1.471 të kalibrave të ndryshëm.
Një ditë më herët, Policia e Kosovës po ashtu njoftoi se gjeti një sasi të konsiderueshme të armatimit gjatë kontrolleve në Zveçan.
Policia tha se ky rast ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet të jetë i lidhur me rastin Banjska.
Në shtator të vitit të kaluar, në Banjskë të Zveçanit, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Që nga sulmi në Banjskë, Policia ka njoftuar disa herë për gjetjen e armatimit dhe uniformave ushtarake në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Po ashtu, në veri të Kosovë viteve të fundit autoritetet kanë njoftuar për gjetjen dhe shkatërrimin e disa laboratorëve të drogës./ REL
foto ilustruese TIRANË- Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme...
14-vjecari TIRANË- Ngjarja tragjike mesditën e 18 nëntorin, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një she...
foto ilustruese FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Petovë. Mësohet se një motor është përplas...
i mituri TIRANË- Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën Martin Cani një video skandaloze ka qarkulluar në ...
foto ilustruese ANGLI-Një shtetas shqiptar ka pranuar se është përfshirë në kultivimin e narkotikëve një &ldqu...
foto ilustruese ITALI- Dy vëllezër shqiptarë 20 dhe 25 vjeç, janë janë dënuar me 18 vjet burg secili pë...
Martin Cani TIRANË- Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani, në rrjetet sociale u ...
Foto nga rruga BULQIZË- Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në segmentin e rrugës...
policia Shkodër SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar nën akuzën për vjedhje...
foto ilustruese LEZHË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kurbin. Sipas njoftimit të policisë, s...