20 Nëntor 2024, 20:50
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Reshje të dendura dhe intensive priten gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të Shqipërisë. Gjithashtu bëhet me dije se të premten, më 22 nëntor, qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan do të përballen me reshje të intensitetit të lartë. Ndërsa në qarqet e tjera të vendit, reshjet do të jenë mesatare, por mund të arrijnë nivele të intensitetit të lartë.
Po ashtu për shkak të kushteve të motit të pafavorshëm, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të Mbrojtjes Civile dhe institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, rrugët, furnizimin me energji dhe ujë, si dhe monitorimin e nivelit të lumenjve.
Njoftimi:
Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit. Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

moti i keq
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 19:26
ZH.LL
municione
KOSOVA- Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një aksioni në një...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 19:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Insidor Rexhepi është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 18:24
ZH.LL
14-vjecari
TIRANË- Ngjarja tragjike mesditën e 18 nëntorin, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një she...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 18:28
E. D
foto ilustruese
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Petovë. Mësohet se një motor është përplas...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 17:07
E. D
i mituri
TIRANË- Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën Martin Cani një video skandaloze ka qarkulluar në ...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 16:49
E. D
foto ilustruese
ANGLI-Një shtetas shqiptar ka pranuar se është përfshirë në kultivimin e narkotikëve një &ldqu...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 16:34
E. D
foto ilustruese
ITALI- Dy vëllezër shqiptarë 20 dhe 25 vjeç, janë janë dënuar me 18 vjet burg secili pë...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 15:57
ZH.LL
Martin Cani
TIRANË- Vetëm një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 14-vjeçari, Martin Cani, në rrjetet sociale u ...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 15:42
Enver Doçi
Foto nga rruga
BULQIZË- Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në segmentin e rrugës...
Aktualitet
20 Nëntor 2024, 15:12
ZH.LL
policia Shkodër
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar nën akuzën për vjedhje...