Sport

VIDEO/ ‘Mjerim’ i Selecaos të Vinicius në shtëpi, shoku i tij Valverde, e befason…

I dyti i “Topit të Artë” nuk arriti të ndikojë në ecurinë e ndeshjes, pasi skuadra e Dorival Jr. barazoi 1-1 kundër Uruguajit.

20 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Mjerim’ i Selecaos të Vinicius në shtëpi,

BRAZIL - Ecuria e Brazilit të Vinicius Jr vazhdoi e turbullt dhe Selecao kishte nevojë për një gol të mrekullueshëm nga një mesfushor mbrojtës, për të siguruar një pikë, pasi ata arritën një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Uruguajit, duke gdhirë të mërkurën.

Goli i Federico Valverdes u barazua nga Gerson, duke çuar në një barazim 1-1 që asnjëra palë nuk ishte e kënaqur, në një ndeshje të vlefshme për kualifikuese e Kupës së Botës 2026.

Brazili u përpoq dhe nxiti gjatë gjithë pjesës së parë, por kurrë nuk mundi të krijonte një lojë të qartë. Vinicius, si kurrë më parë, ishte kërcënimi i tyre më i dukshëm, por e gjeti veten të kontrolluar vazhdimisht nga dy - ose edhe tre – mbrojtësit, që i bllokonin rrugën rutinore. Igor Jesus, opsioni i preferuar i Dorivalit si qendërsulmues, asnjëherë nuk la shenjën e tij.

Uruguaji shkroi historinë, me Valverde që shënoi një goditje të mrekullueshme nga jashtë zonës pas 55 minutash për ta bërë rezultatin 1-0. Barazimi i Selecaos ishte një gjë mbresëlënëse, Gerson shënoi në këndin e poshtëm, për të barazuar në minutën e 62-të. Brazili shtyu më shumë pas barazimit, por nuk arriti asgjë konkrete.

Në fund të gjithë kësaj, Brazili edhe një herë po largohej nga terreni i shtëpisë, i frustruar dhe i hutuar nga barazimi, pasi edhe pse ka një sulm kaq i fuqishëm, thjesht nuk mund të shënojë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll