Sport

Arbër Hoxha flet pas ndeshjes: “Dhamë maksimumin, por nuk ia dolëm!”

Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha.

20 Nëntor 2024, 00:57 Nga DOSJA
Arbër Hoxha flet pas ndeshjes: “Dhamë maksimumin, por nuk ia

TIRANE - Arbër Hoxha u aktivizua nga stoli në duelin ndaj Ukrainës, që përfundoi me rezultatin 1-2.

Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh: “Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet. 

Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll