Sport

Liga e Kombeve/ Shqipëria humbet përballë Ukrainës, përfundon e fundit në grup

Kombëtarja pësoi dy gola të shpejtë që startin e pjesës së parë.

19 Nëntor 2024, 22:37 Nga ZH.LL
Liga e Kombeve/ Shqipëria humbet përballë Ukrainës,
kombëtarja

TIRANË- Kombëtarja “kuqezi” ka zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të marte në “Air Albania” pasi u mundën me rezultatin e ngushtë, 2-1 nga Ukraina. Ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja pësoi dy gola të shpejtë që startin e pjesës së parë. Pjesa e parë u mbyll me disavantazhin 0-2, ndërsa në pjesën e dytë erdhi edhe zbllokimi i sfidës. Në minutën e 75-të, Bajrami shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe ndezi shpresat. Por minutat e mbetura nuk mjaftuan as për të barazuar rezultatin.

Tashmë me këtë rezultat, Shqipëria përfundon në vendin e fundit në Grupin C, grup i kryesuar nga Çekia e cila ka marrë avantazhin nga Gjeorgjia.

Sondazh

Poll