Sport

Qazim Laçi në përfundim të ndeshjes: “E filluam shumë keq ndeshjen, më pas…!”

Ai u shpreh se duhet të luajnë gjithmonë si pjesën e dytë dhe s’duhet të pësojnë më kaq gola në minutat e para.

20 Nëntor 2024, 00:59 Nga DOSJA
Qazim Laçi në përfundim të ndeshjes: “E filluam

TIRANE - Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi, foli pas humbjes me Ukrainën. Ai u shpreh se duhet të luajnë gjithmonë si pjesën e dytë dhe s’duhet të pësojnë më kaq gola në minutat e para. “Edhe për to ishte finale, edhe pse ndoshta s’kishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen gjynah. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë.

Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqendruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”, përfundoi Qazim Laçi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll