Sport

Kapiteni Ismajli: “S'kam fjalë, duhet të marrim mësim nga kjo…!”

Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.

20 Nëntor 2024, 01:01 Nga DOSJA
Kapiteni Ismajli: “S'kam fjalë, duhet të marrim mësim

TIRANE - Kapiteni i Shqipërisë, në duelin ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli, analizoi duelin e mbrëmjes së sotme, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2.

Në prononcimin e dhënë, ai ndër të tjera u shpreh: “Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë.

Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara. 

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. 

Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll