Aktualitet

Punonjësi i policisë jashtë shërbimit përplas këmbësorin në Vlorë, 79-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se punonjësi i policisë K. H., 61-vjeç ishte jashtë shërbimit. 

19 Nëntor 2024, 18:54 Nga ZH.LL
Punonjësi i policisë jashtë shërbimit përplas
Foto ilustruese

VLORË- Një efektiv policie ka aksidentuar pasditen e kësaj të marte një person në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sazani" në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se punonjësi i policisë K. H., 61-vjeç ishte jashtë shërbimit. 

Efektivi i policisë ka përplasur një 79-vjeçar me iniciale A. M., ndërsa mësohet se i moshuari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

"Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani,” shtetasi K. H., 61 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia.

vlore polici perplas kembesorin aksident

Sondazh

Poll