Aktualitet

"Jemi në mjerim të plotë!" Pensionistët në protestën e opozitës kundërshtojnë buxhetin 2025: Shkon vetëm për oligarkët

Teksa protestojnë me pankarata në duar, një pensionistët është shprehur edhe pëe mediat, ndërsa ka thënë së ndihen në mjerim të plotë. Pensionisti shprehet i revoltuar pasi pensionet e tyre nulk mjaftojnë as për të blerë ilaçet. 

19 Nëntor 2024, 18:25 Nga ZH.LL
"Jemi në mjerim të plotë!" Pensionistët në
protesta

TIRANË- Pensionistët i janë bashkuar protestës së opoztiës para Kuvendit. Të vendosur në kërkesën e tyre për rritjen e pensioneve, pensionistët thonë se ndihen si kategoria më e nënvlerësuar nga qeveria. 

Teksa protestojnë me pankarata në duar, njëri prej pensionistëve është shprehur edhe për mediat, ndërsa ka thënë së ndihen në mjerim të plotë. Pensionisti shprehet i revoltuar pasi pensionet e tyre nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçet. 

Pensionistët protestojnë sot të bashkuar me opozitën pasi sipas tyre, buxheti për vitin 2025 shkon vetëm për oligarkët.

“Ne sot jemi në mjerim të plotë. Vetëm ilaçet na kushtojn nga 30 deri 60-mijë lek në muaj. Maqedonia i rriti pensionet me 80-euro pensionet. Mali i Zi që është vend me resurse më të pakta se Shqipëria. Serbia, që e ka shumë për zemër kryeministri ynë i rriti pensionet me 17%. Kosova një vend i vogël i rriti me gati 20 euro. I gjithë buxheti i miratuar për vitin 2025 shkon për oligarkët. Ky është buxheti i skllavërimit.”, - u shpreh pensionisti.

protesta opozita buxheti 2025 pensionistet

Sondazh

Poll