Sport

Gëzimi i çmendur i lojtarëve të San Marinos, pas fitores së tyre të tretë historike...

Ishte një mbrëmje historike për futbollin! San Marino, kombi i 210-të në renditjen e FIFA-s, i fundit, mundi Lihtenshtajnin (3-1) në ditën e fundit të Ligës D të Nations League. Me këtë sukses më shumë se historik, San Marino promovohet në Ligën C.

19 Nëntor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Gëzimi i çmendur i lojtarëve të San Marinos, pas fitores

SAN MARINO - Është fitorja e futbollit popullor, larg polemikave të kombëtareve të mëdha. Mbrëmë, kombëtarja më e dobët në botë, kombi i 210-të në renditjen e FIFA-s, San Marino, mundi Lihtenshtajnin (3-1) në ditën e fundit të Ligës D të Nations League.

Është një sukses historik, sepse San Marino, një vend me afro 34 mijë banorë, ngjitet në Ligën C dhe ka fituar vetëm ndeshjen e tretë... në 212 të luajtura gjithsejt.

Me 7 pikë në 4 ndeshje, San Marino përfundoi i pari në grupin e tij, pasi humbi 1-0 ndaj Gjibraltarit, më pas barazimin ndaj të njëjtit komb dhe dy fitore historike ndaj Lihtenshtajnit (1-0 dhe 3-1).

Këta lojtarë kanë ndjekur një fitore që nga 28 prilli 2004, pra pas një pritje 20-vjeçare. Ndaj kur ra bilbili i fundit, gëzimi ishte i pamasë për këta 25 lojtarë të panjohur për publikun e gjerë. 

Mbrëmja e të gjitha rekordeve

Kjo fitore hyri në historinë e futbollit të San Marinos:

● Fitorja e 3-të e vendit në historinë e tij, San Marino shënon për herë të parë tre gola në një ndeshje.

● Hera e parë që San Marino fiton me më shumë se një gol diferencë

● San Marino fiton për herë të parë jashtë fushe.

● San Marino rikthehet për herë të parë nga një ndeshje

Për historinë e mirë, YouTuber Saïd Pieds Carrés shkoi për të zbuluar këtë përzgjedhje të “mallkuar” në janar dhe takoi ish-trajnerin, i cili nuk e fshehu vështirësinë e stërvitjes së kësaj kombëtareje. “Është e vështirë të shkosh në kombçtare dhe të humbasësh gjithmonë. Nuk mësohesh kurrë me të.”

10 muaj më vonë, San Marino sapo ka fituar ndeshjen e tretë në historinë e tij. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll