Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit/ Zëdhënësi i Policisë së Shtetit tregon ngjarjen: Ofendoi në tualet, autori e ka marrë sikur shau atë

Por ka theksuar se arsyeja e sherrit mes tyre ka qënë një ofendim që 14-vjeçari ka bërë në tualet dhe autori e ka marrë sikur ka sharë atë.

19 Nëntor 2024, 14:41 Nga I.A
Vrasja e 14-vjeçarit/ Zëdhënësi i Policisë së
Gent Mullai

TIRANË- Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gent Mullai ka sqaruar ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë publikun ditën e djeshme, ku një 14-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari i tij. Në një intervistë për 'News 24', Mullai theksoi se ditën e djeshme nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me konfliktin që dy adoleshentët kanë pasur që ditën e premte. 

Por ka theksuar se arsyeja e sherrit mes tyre ka qënë një ofendim që 14-vjeçari ka bërë në tualet dhe autori e ka marrë sikur ka sharë atë. Po ashtu Mullai shtoi se oficerja e sigurisë e ka raportuar ngjarjen vetëm brenda institucionit të shkollës dhe jo në polici.  

"I shpreh ngushëllime familjes. Është ngjarje që nuk nxjerrë larë askënd. Me informacionet që kemi në shkollën Fan Noli është një oficere policie. Oficerja e policisë ka thënë se ka kryer të gjithë procedurat. Dy adoleshentët kanë debatuar ashpër në tualet. Mësuesja kujdestare ka marrë adoleshentët dhe i ka dërguar te oficerja e policisë. Agresori dhe viktimsa nuk kanë qenë problematikë.

Të dy kanë përqafuar njëri-tjetrit, duke qeshur. Këto kanë ndodhur ditën e hënë. Për çfarë ka ndodhur të premten, policia nuk ka pasur informacion. Janë pyetur disa herë dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Oficerja e ka referuar ngjarjen në shkollë. Oficerja e policisë ka menduar se konflikti ishte mbyllur, duke qenë se ishin nxënës të mirë në mësime. 14-vjeçari që ka ndërruar jetë i ka thënë oficerit të sigurisë se ka sharë kot në tualet dhe autori e ka marrë sikur e ka sharë atë. Oficeri i sigurisë e ka raportuar rastin vetëm brenda shkollës, psikologes dhe drejtorit, por jo në polici. Autori është nën kujdesin e mjekëve, janë kryer veprimet e para proceduriale," tha Mullai

gent mullai

Sondazh

Poll