Politike

Grantet për familjarët e Pacollit/ Gazetari Mulosmani: Probabiliteti i përfitmit meritor është shumë afër 0

Më tej ai thotë se ky është i pari rast flagrant, që një eksponent i Partisë së Kurtit është i përfshirë në shpërdorim të hapur buxhetor. 

18 Nëntor 2024, 21:57 Nga E. D
Grantet për familjarët e Pacollit/ Gazetari Mulosmani: Probabiliteti i
 Ermal Mulosmani

KOSOVË- Gazatari Ermal Mulosmani ka kritikuar arsyetimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili, nëpërmjet një video-adresimi, u mundua të distancohet nga ndarje e granteve në vlerë 200 mijë euro për vëllain dhe dajën e deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

Përmes një postimi në Facebook Mulosmani ka pyetur se 'cili mund të jetë propabiliteti që dy vëllezërit e 1) Kryetares dhe 2) Nënës së Kryetares të Komisionit Parlamentar të Bujqësisë e kanë marrë grantin në mënyrë meritore dhe pa ndërhyrjen e Shefes Politike të Bujqësisë'. 

Gjithashtu ai shprehet në postimin e tij se ky probabilitet është shumë afër. Më tej ai thotë se ky është i pari rast flagrant, që një eksponent i Partisë së Kurtit është i përfshirë në shpërdorim të hapur buxhetor. 

Postimi i Plotë:

Ministria Bujqësisë së Kosovës paska dhënë dy grante, secilin nga 100 mijë Euro, për: 1) Vëllanë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Bujqësisë
2) Vëllain e nënës së Kryetares së Komisionit Parlamentar të Bujqësisë. Pra gjithsej 200 mijë Euro për vëlla dhe dajë. Në një shpjegim për këtë denoncim, Ministri i Bujqësisë ka deklaruar ndër të tjera se: "këto vendime i merr një agjenci e specializuar në kuadrin e Ministrisë që udhëheq ai por njëkohësisht e pavarur në vendimmarrjen e vet" . Sa është probabiliteti që dy vëllezërit e 1) Kryetares dhe 2) Nënës së Kryetares të Komisionit Parlamentar të Bujqësisë e kanë marrë grantin në mënyrë meritore dhe pa ndërhyrjen e Shefes Politike të Bujqësisë? Unë besoj se ky pribabilitet është shumë afër 0. Ky është një nga ato raste kur më vjen në mendje batuta e Brandosë te Kumbari: "Nëse diçka e papritur ndodh, fjala vjen rrufeja godet tim bir, atëherë fajtori është në këtë tavolinë".
Ky është i pari rast flagrant, që një eksponent i Partisë së Kurtit është i përfshirë në shpërdorim të hapur buxhetor! Edhe nëse ata i plotësonin të gjitha kriteret për të përfituar grandin, edhe sikur rritja bujqësore e Kosovës të kushtëzohej nga ai grant, nuk duhej të ndodhte.

Grantet për familjarët e Pacollit/ Gazetari Mulosmani: Probabiliteti i

 ermal mulosmani

Sondazh

Poll