Politike

Skandal në Kosovë/ Ministria e Bujqësisë ndan 200 mijë euro grante për vëllanë dhe dajën e deputetes së Vetëvendosjes

Disa kohë më parë një grant prej 100 mijë euro e mori vëllait deputetes Blerim Pacolli. Ndërkohë që sot dyshohet se i është ndarë një grant prej 100 mijë eurosh edhe dajës së saj, Sylejman Islamit.

18 Nëntor 2024, 21:58 Nga I.A
Skandal në Kosovë/ Ministria e Bujqësisë ndan 200 mijë
Faton Peci

KOSOVË- Ministria e Bujqësisë në Kosovë ka ndarë dy grante prej nga 100 mijë eurosh secili për vëllanë dhe dajën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendoje Fitore Pacolli. Disa kohë më parë një grant prej 100 mijë euro e mori vëllait deputetes Blerim Pacolli. Ndërkohë që sot dyshohet se i është ndarë një grant prej 100 mijë eurosh edhe dajës së saj, Sylejman Islamit.

Ndërkohë që vetë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpërthyer në akuza ndaj opozitës. Ministri Peci theksoi se thënë se ai nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon, si dhe nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se pas këtij pretendimi të LDK-së dhe partive tjera opozitare, Ministria e Bujqësisë do të ndajë të gjithë individët përfitues të granteve që kanë mandat dhe funksion politik.

“Kjo për t’ua bërë me dije se ne nuk diskriminojmë askënd për shkak të bindjeve politike dhe funksionit politik, sepse kjo është një praktikë e atyre që sot janë në opozitë dhe që nuk kanë mundur të fshehin milionat e vjedhur as nëpër tualete. Përkundër dëshirës mirëpo me qëllim të demantimit të këtyre lajmeve, të hënën do të publikojmë një listë të asambleistëve të LDK-së dhe të partive të tjera që janë përfitues të programeve të ministrisë sonë, për të siguruar që procesi është transparent, i drejtë dhe mbi të gjitha meritor”, tha ai.

Ndaj pretendimeve të LDK-së reagoi edhe vetë Blerim Pacolli, duke e mohuar që motra e tij, Fitorja, të ketë ndonjë ndikim në fitimin e grantit. Ai tha se ka vite që merret me bujqësi dhe se këtë veprimtari, sipas tij, e ka filluar para se motra e tij të futet në politikë. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se me vite ka kultivuar grurë dhe aronia, për të cilat kishte fituar edhe subvencione në Komunën e Prishtinës.

“Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet”, ka shkruar Blerim Pacolli.

Në lidhje me pretendimin se biznesi i tij është regjistruar katër ditë para se ta nënshkruajë kontratën, Blerim Pacolli tha se si fermer nuk ka pasur biznes të regjistruar dhe se kriteri i grantit ka qenë që kur e fiton atë, me patjetër duhet të kesh biznes të regjistruar.

“Të gjithë ata që kanë kanë pak njohuri rreth granteve e dijnë që fillimisht kërkohet që të plotësohen kushtet e aplikimit, pastaj nëse e fiton grantin kërkohet regjistrimi i biznesit dhe në fund nënshkrimi i kontratës. Unë kam vepruar siç jam udhëzuar nga Ministria”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi që ministri Peci të shkarkohet nga pozita e tij, si dhe deputetja Fitore Pacolli të shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

faton peci fitore pacolli blerim pacolli sylejman islami

Sondazh

Poll