Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë- Fushë Krujë, makina përplas nga pas mjetin e OSHEE-së, plagosen rëndë dy persona

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Larushkut. Mësohet se një makinë ka goditur nga pas një makinë të OSHEE. 

19 Nëntor 2024, 08:24 Nga N.F
Aksident në aksin Tiranë- Fushë Krujë, makina përplas
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë- Fushë Krujë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Larushkut. Mësohet se një makinë ka goditur nga pas një makinë të OSHEE. 

Për shkak të aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dy punonjës të OSHEE të cilët po ktheheshin nga riparimi i një difekti. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë te trauma, ku pritet ti nënshtrohen ndërhyrjeve. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE por ende nuk ka një njoftim zyrtar për të cilësuar saktë shkaqet e kësaj ngjarjeje.

aksident ne aksin tirane-fushe kruje plagosen dy persona

Sondazh

Poll