Sport

Drejtori i Ligës Saudite: “Nuk është sekret të thuash, që Cristiano Ronaldo pati një ndikim të madh në kampionatin arab”...

Omar Mugharbel dha një intervistë për 'FourFourTwo'

18 Nëntor 2024, 12:00 Nga DOSJA

Drejtori i Ligës Saudite: “Nuk është sekret të thuash,

ARABIA SAUDITE - Omar Mugharbel, drejtor ekzekutiv i Saudi Pro League, pranon se prania e Cristiano Ronaldos e pasuron shumë konkurrencën.

“Nuk është sekret që Cristiano Ronaldo ka pasur një ndikim të madh në futbollin saudit, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.

Ai krijon shumë vlera, ai vazhdon ta bëjë këtë”,- thotë drejtori në një intervistë për ‘FourFourTwo’, duke qenë evaziv për sa i përket rinovimit të mundshëm të yllit, kontrata e të cilit me Al Nassr skadon më 30 qershor 2025.

"Gjithçka që ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës dhe rinovimin e saj është një çështje midis Cristiano dhe Al Nassr."

Ylli tjetër i madh i Ligës Pro Saudite është Neymar, i cili megjithatë ka pasur një rrugëtim të shënuar me dëmtime. Lidhja me Al Hilal vlen edhe deri më 30 qershor 2025, ku yllin e ka lakmuar ndër të tjera edhe Santos, klubi ku ai është formuar.

“Ashtu si Ronaldo, ky është një diskutim mes klubit dhe lojtarit. Edhe pse nuk ka luajtur, Neymar ndiqet globalisht, duke qenë shumë aktiv nga pikëpamja e komunitetit. Ai krijon shumë vlera për kampionatin, por e ardhmja varet nga ai dhe nga Al Hilal”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll