Politike

Nesër seanca në GJKKO/ "Jam në dijeni të organizimit të një proteste para gjykatës", Meta: Distancohuni nga iniciativat që shpërqendrojnë opinionin publik

Meta thotë se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme, dhe se çdo grumbullim apo protestë para gjykatës ditën e nesërme i konsideron si shpërqëndrim të opinionit publik.

18 Nëntor 2024, 13:54 Nga r.ll
Nesër seanca në GJKKO/ "Jam në dijeni të organizimit
ili rmeta

TIRANË- Ditën e nesërme në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ankimin e masës së sigurisë të kreut të PL-së, Ilir Metës. Ndërkohë ky i fundit në rrjetet sociale ka deklaruar se është vënë në dijeni për një protestë që mund të organizohet para gjykatës. 

Meta thotë se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme, dhe se çdo grumbullim apo protestë para gjykatës ditën e nesërme i konsideron si shpërqëndrim të opinionit publik.

POSTIMI I PLOTË I METËS

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.

Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.

Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.

Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.

Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.

I Juaji, Ilir Meta.

Nesër seanca në GJKKO/ "Jam në dijeni të organizimit

ilir meta

Sondazh

Poll