Politike

Berisha: Edi Rama të harrojë se do të ketë mbështetjen, çdo ditë që kalon, i’u garantoj se e afron me qelitë e McGonigalit

Sipas tij, beteja është e vështirë kundër diktaturave, por frymëzimi është shumë herë më i madh.

17 Nëntor 2024, 19:58 Nga r.ll
Berisha: Edi Rama të harrojë se do të ketë mbështetjen,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ashtu si mori goditjen e majta në SHBA, duhet që këtë goditje ta marrë dhe në Shqipëri. 

Berisha tha se çdo ditë që kalon Edi Ramë e afron me qelitë e McGonigalit. Ai shtoi më tej se Olsi Rama, nuk do t'i shpëtojë kurrë ligjit për trafiqet kriminale. Sipas tij, beteja është e vështirë kundër diktaturave, por frymëzimi është shumë herë më i madh.

"Beteja kundër diktaturës është gjithnjë një betejë e vështirë, por asgjë në botë nuk ka më frymëzuese për njeriun se sa beteja kundër saj. Asgjë në botë nuk ka bekimin e Zotit më shumë se, beteja kundër saj. Se qëndresa kundër saj, të bindur dhe të sigurtë se kjo diktaturë i ka kohërat e numëruara. Kjo diktaturë e bazuar mbi narkoshtetin, pati mbështetje të fuqishme ndërkombëtare.

Në mbështetje të saj, të plotë dhe totale qëndroi e majta marksiste-leliniste e kryemafiozit, Xhorxh Soros. Por kjo e majtë ekstreme, stuhia e saj kundër identitetit njerëzor, kundër familjes njerëzore, familjes, kundër dinjitetit, mori goditjen më të tmerrshme, më të rëndë nga kombi i madh Amerikan. Mirëpo është jetike, vendimtare për të ardhmen tonë, që këtë goditje ta marrë dhe në Shqipëri, në kopshtin e krimeve të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës.

Edi Rama le të sillet e të mbështillet, të harrojë më, se do të ketë mbështetjen, përkundrazi çdo ditë që kalon, iu garantoj se e afron me qelitë e McGonigalit. Se Olsi i tij, një kryetrafikant rajonal, le të mbrohet sa të dojë nga Dumani, por nuk do ti shpëtojë kurrë ligjit, për trafiqet e tij kriminale. Se Dumani, ky mercenar që për një pyetje merr 1 milionë, do të ketë fatin e faqeziut Jack Smith, që ja mbathi sapo fitoi Donald Trump. Miqtë e mi, beteja është e vështirë vërtetë kundër diktaturave, por frymëzimi është shumë herë më i madh. Guximi i qytetarëve shqiptarë është shumë herë më i madh, revolta është shumë herë më e madhe, zemërimi është shumë herë më i madh. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!", u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll