Politike

Diskutime dhe miratimi i buxhetit prej 8 miliardë eurosh/ Seancë maratonë dy ditë në Kuvend, opozita nesër në protestë

Diskutimet në parim do të nisin sot në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë. 

18 Nëntor 2024, 07:38 Nga r.ll
Diskutime dhe miratimi i buxhetit prej 8 miliardë eurosh/ Seancë
kuvendi

TIRANË- Në Kuvend do të nisë sot një seancë maratonë dy ditore, ku do të diskutohet dhe pritet të miratohet buxheti i shtetit për vitit e ardhshëm. Diskutimet në parim do të nisin sot në orën 10:00 dhe votimi pritet të zhvillohet të martën vonë. Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025. 

Opozita do të jetë e pranishme lidhur me diskutimet në Kuvend, ndërsa ka lajmëruar po ashtu se ditën e nesërme gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur dje se Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në Rajon. Bardhi shkruante se edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Ai akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se paguan inceneratorët që nuk ekzistojnë, ndërkohë që sipas tij, për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte një pension dinjitoz.

kuvendi buxheti 2025

Sondazh

Poll