Berisha: Enver Hoxha me masakrën në Tiranë, kreu aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se e sotmja është një ditë e zezë për Tiranës, sepse para ...
Berisha tha se në pak vite e la kombin pa elitën e tij dhe e mbushi Shqipërinë me burgje e kampe përqendrimi.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se masakra tetor-nëntor e vitit 1944 u urdhërua direkt nga Beogradi dhe u përcoll nga Enver Hoxha.
Berisha tha se në pak vite e la kombin pa elitën e tij dhe e mbushi Shqipërinë me burgje e kampe përqendrimi. Kryedemokrati shtoi më tej se jemi i vetmi komb që pas diktaturës staliniste, sipas tij po përjetojmë diktaturë e bandave të drogës e krimit.
"Miqtë e mi, masakra tetor-nëntor e vitit ’44 u urdhërua direkt nga Beogradi. Urdhri i Beogradit u përcoll direkt nga Enver Hoxha; të spastrojmë shtëpinë ishte urdhri i tij për vrasësit e tij, Beqir Balluku dhe Kristo Themelka etj. Sot pas 80 vitesh, në pushtet për dramën e shqiptarëve, janë pasardhësit e akteve më të rënda kriminale, e vrasësve serialë që vrisnin tek dera e shtëpisë pa asnjë faj, pa asnjë përgjegjësi, intelektual që kishin qëndruar në Shqipëri për ti shërbyer vendit. Pasardhës të atyre, që jo në ’44, por edhe në ’88, siç është xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit Havzi Nela si kundërshtar politik.
Masakra e tetor-nëntorit të vitit ’44, u shoqërua pastaj me akte të tjera, masakra të tjera, gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve. Vetëm në kampin e përqendrimit famëzi të Kuçit, Enver Hoxha kishte ndryer, edhe 60 intelektualë të tjerë, që të gjithë të shkolluar në universitetet më të mira të perëndimit. Vazhduan asgjësimet dhe kompletoi në pak vite, dekapitimit të elitës kombëtare. E la kombin pa elitën e tij. Mbushi Shqipërinë me burgje e kampe përqendrimi. Më shumë skuadra pushkatimi se sa skuadra sporti. Ekzekutoi për fjalën e lirë, mbi 6 mijë e sa shqiptarë. Dergji në burgje dhe kampe dhjetëra e dhjetëra mijëra të tjerë. Persekutoi mbi 120 mijë shqiptarë në tërësi.
Sot prap ne jemi i vetmi komb që përjetuam një diktaturë të tillë staliniste, përjetojmë një diktaturë të pashpirt, të pamëshirë, por tashmë jo staliniste, tashmë diktaturë të bandave, drogës e krimit, diktaturën e Edi Ramës. Nderimi më i madh që ne u bëjmë dhe mund tu bëjmë, martirëve të tetorit dhe nëntorit të vitit ’44, martirëve të diktaturës, nga ’44 në 1990, është të përballemi dhëmb për dhëmb me këta bastardë të xhelatëve. Me Edi Ramën, balluken e tij, Lubi Ballukun, me Çuçin e të gjithë çuçët e tjerë.", tha Berisha.
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se e sotmja është një ditë e zezë për Tiranës, sepse para ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme para mbështetësve e ka...
pamje nga takimi LONDËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e PD me shqiptarët n&eum...
foto nga takimi LONDËR- Partia Demokratike po zhvillon ditën e sotme takim me shqiptarët në Londër. Pjesë e takimit ësh...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se Shqipëria ësh...
Jamarber Malltezi TIRANË- Dhëndëri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka paditur në SPAK, Edi Ramën, Taulant Ball&eu...
foto ilustruese TIRANË- Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit sovran të Urdhrit B...
Foto Ilustruese TIRANË- Tirana sot feston 80-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist. Për të ...
Ilir Beqaj TIRANË- Avokati i ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj ka reaguar pasi Beqaj nuk dëshmoi n...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me fitoren e Donald Trump. Salianjit, përmes një pos...