Politike

Berisha: Enver Hoxha me masakrën në Tiranë, kreu aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare

Berisha tha se Enver Hoxha ekzekutoi gjatë muajit tetor dhe nëntor mbi 100 intelektualë dhe pasardhës të familjeve që shpallën pavarësinë e vendit.

17 Nëntor 2024, 19:40 Nga r.ll
Berisha: Enver Hoxha me masakrën në Tiranë, kreu aktin e
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se e sotmja është një ditë e zezë për Tiranës, sepse para 80 vitesh pushtimi i huaj u zëvendësua me diktaturën më të egër.

Berisha tha se Enver Hoxha ekzekutoi gjatë muajit tetor dhe nëntor mbi 100 intelektualë dhe pasardhës të familjeve që shpallën pavarësinë e vendit. Sipas liderit të opozitës, ai kreu në këtë masakër, aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare.

"Sot është një ditë jo e mirë, një ditë e zezë për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Si sot 80 vite më parë, pushtimi i huaj u zëvendësua në këtë kryeqytet me pushtimin e bandës terroriste të Enver Hoxhës, që vendosi në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, diktaturën më të egër që shqiptarët kishin njohur në historinë e tyre.

Enver Hoxha, vrasësit e tij serialë, terroristët pasi shndërruan luftën çlirimtare të shqiptarëve në luftë vëllavrasëse dhe luftë civile, erdhën në Tiranë me listat e vdekjes dhe ekzekutuan gjatë muajit tetor dhe nëndor, dhjetëra e dhjetëra, edhe mbi 100 atdhetarë të vërtetë, intelektual të shquar, pasardhës të familjeve që shpallën pavarësinë e vendit, kontributor të rëndësishëm të ndërtimit të shtetit të parë shqiptarë, të ushtrisë, arsimit, punëve publike dhe të gjithë sektorëve.

Enver Hoxha kreu në këtë masakër, aktin e parë makabër të dekapitimit të elitës kombëtare. Intelektualë të shquar, të shkolluar në shkolla më të mira të perëndimit, nuk u larguan nga vendi, nuk kishin asnjë implikim me pushtuesit, përkundrazi disa prej tyre luftuan me pushkë në dorë, ose mësues me kryekriminelin e kombit, Enver Hoxha dhe për këtë ata, duke e ditur mirë se cili ishte, duhet ti zhdukte dhe i zhduku.", u shpreh Berisha.

sali berisha enver hoxha

Sondazh

Poll