Sport

E mbyll me Anglinë, Carsley i lë vendin Tuchel për të marrë komandën!

U siguroi “Tre Luanëve” vendim e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A. Nga viti 2025, Thomas Tuchel do të marrë komandën e ekipit anglez.

17 Nëntor 2024, 23:06 Nga DOSJA
E mbyll me Anglinë, Carsley i lë vendin Tuchel për të

ANGLI - Lee Carsley i tha lamtumirë skuadrës së Anglisë, pas fitores së thellë 5-0 me Irlandën, që u siguroi “Tre Luanëve” vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën A. Nga viti 2025, Thomas Tuchel do të marrë komandën e ekipit anglez.

“Unë do të bëj një dokument dhe më pas shpresoj të takoj Thomas Tuchel dhe të flas me të. Detyra jonë është të ndihmojmë përzgjedhësin me aq sa mundemi, të zbulojmë se çfarë ka nevojë. Pres me padurim ta takoj në javët në vijim”, deklaroi Carlsey, i cili do të jetë sërish trajner i Anglisë U-21.

Në këtë fazë, Curtis Jones, Lewis Hall, Morgan Rogers, Tino Livramento dhe Taylor Harwood-Bellis debutuan për ekipin e “Tre Luanëve” nën drejtimin e Lee Carsley.

“Mentaliteti që ata demonstruan në ngjitjen në Ligën e Kombeve rrit gamën e lojtarëve në dispozicion të Tuchel. Sfida për këta lojtarë është të jenë në skuadër në mars”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll