Sport

Kryeministri Kurti viziton ekipin e Kosovës: “Mbajtët një qëndrim parimor, ju përgëzoj!”

Kjo vizitë e kreut të Qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija, vjen si një gjest solidariteti dhe mirënjohjeje për qëndrimin parimor të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht kundër Rumanisë, ku futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.

17 Nëntor 2024, 16:44 Nga DOSJA
Kryeministri Kurti viziton ekipin e Kosovës: “Mbajtët një

KOSOVE - Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ekipin e Kosovës, duke dhënë mbështetjen e tij për futbollistët, stafin dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kjo vizitë e kreut të Qeverisë, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitija, vjen si një gjest solidariteti dhe mirënjohjeje për qëndrimin parimor të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht kundër Rumanisë, ku futbollistët dhe Federata refuzuan të vazhdojnë lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe mbështetjen e tij, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes institucionale për Kombëtaren e Kosovës.

Kurti: Qëndrim parimor, i drejtë dhe i dobishëm për Kosovën

Gjatë fjalimit të tij kryeministri Kurti e vlerësoi qëndrimin e lojtarëve dhe të federatës si parimor, të drejtë e të dobishëm për vendin dhe futbollin:

“Është kënaqësi dhe nder që takohemi sot bashkë. Së pari duhet t’ju përgëzoj për lojën e shkëlqyeshme që keni bërë në Bukuresht, ku keni dominuar në fushën e gjelbër, dhe në të njëjtën kohë të shpreh solidaritetin tonë të plotë me qëndrimin që keni mbajtur aty. Ai është qëndrim parimor, i drejtë dhe i dobishëm, edhe për Kosovën, edhe për futbollin, edhe për secilin qytetar të vendit tonë, i cili është ndier i përfaqësuar me deklaratën dhe qëndrimin e kapitenit Amir Rrahmani, për këtë ju përgëzoj e ju falënderoj nga zemra”, tha Kurti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll