Sport

VIDEO / Zhgënjen Italia, e mund Franca dhe i merr vendin e parë!

Të kaltrit, edhe pse u mjaftonte edhe një humbje me një gol diferencë ndaj Francës, nuk ia dolën të shmangin disfatën 3-1, duke zbritur kushtu në vendin e dytë, me pikë të barabarta me “blutë”.

17 Nëntor 2024, 23:02 Nga DOSJA
VIDEO / Zhgënjen Italia, e mund Franca dhe i merr vendin e parë!

FRANCE - Italia nuk ia del të ruajë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A në Nations League. Të kaltërve, edhe pse u mjaftonte edhe një humbje me një gol diferencë ndaj Francës, nuk ia dolën të shmangin disfatën 3-1, duke zbritur kushtu në vendin e dytë, me pikë të barabarta me “blutë”.

Një pjesë e parë e jashtëzakonshme në takimin e “San Siros” mes Italisë dhe Francës. Sapo nisi kjo ndeshje, përcaktuese për vendin e parë në Grupin 2 të Ligës A, Adrien Rabiot kaloi në epërsi miqtë me kokë, në zhvillimet e një goditjeje këdi.

Sapo nisi minuta e 33-të, Lucas Dinge ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë me topin të përplasur në tranversë, më pas në shpinën e Vicarios, para se të përfundonte në rrjetë. 

Vetëm pak çaste me vonë shkurton diferencën Cambiaso, pas asitit të dhënë nga Dimarco. Emocione pa fund në “San Siro”. Adrian Rabiot arrin të shënoi sërish me kokë, duke thelluar epërsinë e Francës në 1-3.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll