Sport

Më në fund vjen vendimi, Neymar largohet nga Al Hilal…

Pas disa luhatjeve sa i përket situatës së njërit prej lojtarëve më të famshëm në botë, vendimi final për të ardhmen e Neymarit me Al Hilalin më në fund është zbuluar.

17 Nëntor 2024, 16:23 Nga DOSJA
Më në fund vjen vendimi, Neymar largohet nga Al Hilal…

BRAZIL - Sulmuesi brazilian Neymar dhe klubi i tij aktual Al Hilal, kanë marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes së lojtarit. Pas disa luhatjeve sa i përket situatës së njërit prej lojtarëve më të famshëm në botë, vendimi final për të ardhmen e Neymarit me Al Hilalin më në fund është zbuluar.

Dëmtimi serioz që pësoi një vit më parë duke përfaqësuar Brazilin, muajt e tij jashtë futbollit dhe një lëndim i pësuar së fundmi, ka bërë që klubi arab të vendosë që të ndaj rrugët me futbollistin. Por, pyetja e madhe është: Cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Neymar?

Këtë lajm e ka zbuluar gazetari argjentinas Cesar Luis Merlo, i cili ka konfirmuar kalimin e Neymarit tek Santosi përmes një postimi në X. “Neymar, i gatshëm të rikthehet tek Santos. Klubi kë bëri debutimin e tij ka arritur një marrëveshje me lojtarin 32-vjeçar”.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar për të përfunduar largimin e tij nga Al Hilali dhe plani është që të njoftohet lëvizje sa më parë”, ka shkruar Merlo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2024, 11:42

E ardhmja e Osimhenit, e mjegullt…

TURQI - Këtë verë, Victor Osimhen e gjeti veten në zemër të një beteje mes klubeve më të mëdha evropiane q&e...