Sport

Trajneri i Kosovës: “Nuk ka rëndësi vendimi i UEFA-s, por ai i lojtarëve, Kosova është Kosovë!

Tekniku gjerman i Dardanëve ka thënë se racizmi nuk ka vend në futboll dhe shtoi se nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por vendimi i tyre.

17 Nëntor 2024, 16:28 Nga DOSJA
Trajneri i Kosovës: “Nuk ka rëndësi vendimi i UEFA-s, por

KOSOVE - Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Qeverisë dhe vuri në pah rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla. Tekniku gjerman i Dardanëve ka thënë se racizmi nuk ka vend në futboll dhe shtoi se nuk është i rëndësishëm vendimi i UEFA-s, por vendimi i tyre.

“Për neve është e rëndësishme që të kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rëndësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë”. Foda më pas shtoi se e rëndësishme ishte deklarata e futbollistëve që Kosova është Kosovë.

“Më e rëndësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Është e rëndësishme që një shtet i vogël si Kosova të qëndrojmë i bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”, deklaroi përzgjedhësi Foda.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2024, 11:42

E ardhmja e Osimhenit, e mjegullt…

TURQI - Këtë verë, Victor Osimhen e gjeti veten në zemër të një beteje mes klubeve më të mëdha evropiane q&e...