Sport

Nations League/ Kombëtarja kuqezi nis përgatitjet për “finalen” ndaj Ukrainës…

Raportohet se sulmuesi Jasir Asani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo për takimin ndaj Ukrainës.

17 Nëntor 2024, 15:44 Nga DOSJA
Nations League/ Kombëtarja kuqezi nis përgatitjet për

TIRANE - Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Ukrainës, e programuar për t’u luajtur të martën e 19 nëntorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Skuadra zhvilloi sot një seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Çekisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët, të cilët luajtën titullarë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesi Jasir Asani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas problemit që pati në ndeshjen ndaj Çekisë dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo për takimin ndaj Ukrainës.

Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për duelin e fundit ndaj Ukrainës. Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në orën 15:45. Stërvitja zyrtare në orën 16:30 dhe 15 minutat e para do të jetë e hapur për median.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2024, 11:42

E ardhmja e Osimhenit, e mjegullt…

TURQI - Këtë verë, Victor Osimhen e gjeti veten në zemër të një beteje mes klubeve më të mëdha evropiane q&e...